Vrasja e 15-vjeçarit dhe babait të tij në Gradicë, çfarë u tha para Gjykatës

Dëshmitari Valmir Muja, në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka deklaruar se B.M. ka qenë ushtar dhe prej luftës nuk ka mbajtur armë.

Këtë deklarim, Muja e bëri gjatë dhënies së dëshmisë, në rastin ku Xhafer dhe Amir Bardhi akuzohen se si rezultat i një mosmarrëveshje pronësore, kanë privuar nga jeta të miturin A.M (15-vjeçar) dhe prindin e tij B.M., raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në pyetjen e prokurorit Bashkim Zeqaj se çfarë ka ndodhur në ditën kritike, Muja tha se fillimisht ka parë dy drita dhe pas të shtënave të armës ai ka qenë pa ndjenja.

“Kam dëgju krismën e parë dhe të dytën paralel, bam bam dhe pastaj më ka ra të fiktë dhe s’di sen ma”, tha ai.

Tutje prokurori Zeqaj, pyeti dëshmitarin Muja se a ka qenë errësirë në kohën e ngjarjes, ndërkaq dëshmitari Muja është përgjigjur se “u kanë para se me ra terri në tokë”.

Lexo edhe:  Hajnat ia mësyjnë një shtëpie në Fushë Kosovë, vjedhin “hiltin”, gypa e mjete tjera – kapen nga Policia në afat rekord