Aksident i rëndë në Pejë, vdes një person në vend – në Spital u dërgua pa shenja jete

Sot rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen “Beteja e Loxhёs” nё Pejё.

Në këtë aksident ishin tё përfshira njё (1) automjet transportues (kombi) dhe njё (1) Motoçikletё.

Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletёs ёshtё lёnduar rёndё, i njejti ёshtё dërguar në spitalin rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekёsor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lexo edhe:  Pas rrahjes brutale, Sanduloviqit i bastiset banesa