Vranësira, shi e bubullima – moti për sot dhe fundjavë

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të mbajë mot më i ngrohtë, por ka mundësi për riga lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather, gjatë të shtunës pritet të ketë mot kryesisht të vranët me mundësi të reshjeve të cilat vende-vende mund të jenë të shoqëruara edhe me bubullima.

Ndërsa të dielën do jetë mot kryesisht me diell.

30.09 – Më ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

1.10 – Kryesisht me vranësira. Nga mesdita priten mundësi për të reshura shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima.

2.10 – Kryesisht me diell.

3.10 – Vranësira në mëngjes, e gjatë ditës kryesisht me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 12C e 13C, të dielën edhe në 8C. Maksimalet luhaten ndërmjet 20C e 23C, por që deri të hënën zbresin në 18C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 2-9m/s, e nga e diela ndryshojnë drejtimin në veri-veriperëndim.

Shtypja atmosferike në rënie nën vlera normale ditën e nesërme, më pas gradualisht në rritje.

Lexo edhe:  Ramiz Lladrovci i prerë, shkarkon 2 drejtorë