Identifikohen sulmuesit e Valon Sylës, Sveçla thotë se shumë shpejt do të arrestohen

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar rreth rastit të mbrëmshëm të sulmit ndaj Valon Sylës.

Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, ai tha se autorët e sulmit tashmë janë identifikuar, përcjell lajmi.net.

“Si qytetar dhe si Ministër i Punëve të Brendshme natyrisht jam shqetësuar me sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla. Si shoqëri dhe si pjesë e institucioneve angazhohemi për një shtet ku mbizotëron demokracia e ku mendimi ndryshe nuk ballafaqohet me sulm të çfarëdo lloj forme”, shkroi ndër tjerash ai.

Veç kësaj, përveç faktit se dënoi sulmin si kundërshtar të vlerave demokratike, pohoi se autorët shumë shpejt do të sillen para drejtësisë.

Lexo edhe:  Përleshje në Gjakovë: 32-vjeçari e kërcënon një person pasi kapen për vetura, arrestohet