Vranësira dhe reshje të shkurtra, moti sot është i pafavorshëm për të sëmurët kronikë dhe të ndjeshëm

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët, ku temperatura më e ulët do të jetë 16 gradë Celsius, ndërsa ajo më e larta rreth 30 gradë Celsius.

Në pjesën e dytë të ditës ka mundësi të ketë reshje të shkurtra të shiut të përcjella me bubullima vende-vende.

Sipas meteorologëve, për shumicën e personave të sëmurë kronikë dhe të ndjeshëm, është situatë e pafavorshme moti.

Ankesat më të theksuara mund t’i ndiejnë pacientët me sëmundje të zemrës dhe cerebrovaskulare, si dhe personat e ndjeshëm me nerva.

Lexo edhe:  Gjykata në Mitrovicë urdhëron arrestimin e ish-eprorit të lartë policor në veri