Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga për një ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të një fotografie “selfie” me kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, gjatë ndeshjes me Kosovën.

Kështu shkruan mediumi Blick.

Më 18 nëntor 2023, në St Jakob Park, loja përfundoi 1:1.

Floriani, arriti t’i kalojë rojat e sigurisë për t’u fotografuar me idolin e tij.

Dënimi u bë publik të premten e javës së kaluar.

Babai i 10-vjeçarit, Driton Sedaj, e ka pranuar vendimin nga Federata e Futbollit të Zvicrës (SFV).

Lexo edhe:  Trepça fantastike, barazon serinë ndaj Prishtinës, “finalja” luhet në kryeqytet