Flamuri i Kosovës valon në futbollin japonez, tifozët “çmenden” pas futbollistit “dardan”

Benjamin Kololli ka bërë për vete shumë tifozë të ekipit japan, Shimizu S-Pulse.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka shkëlqyer me gol në ndeshjen e fundit të ekipit të tij në kategorinë e dytë të futbollit japonezë, shkruan lajmi.net.

Kololli me bashkëlojtarët e tij kanë festuar me tifozët e klubit pas ndeshjes.

Benjamin Kololli shpërndau në llogarinë e tij në Instagram një fotografi gjatë festës së tij me tifozët e ku në tribuna vërehen qartë flamujt e Kosovës.

30-vjeçari është pjesë e klubit japan nga viti 2021 kur u transferuar si lojtar i lirë nga Zurich.

Kololli është pjesë e Kombëtares së Kosovës tash e disa vite. Ai nuk është ftuar këtë grumbullim për ndeshjet kualifikuese në muajin mars për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Lexo edhe:  Tifozi në Angli futet në fushë për ta goditur gjyqtarin e ndeshjes, ai merr vrapin