Vodhi dy palë këpucë të 400 eurove, kapet hajni që bënte kërdi në një ndërtesë në Pejë

Problem i kahmotshëm i qytetarëve që banojnë në banesa kolektive, është edhe pasiguria me të cilën përballën për shkak të qasjes së personave të panjohur brenda objektit.

Për hajnat, banesat janë pre e lehtë, pasi që mund të depërtojnë lehtë brenda tyre, apo të marrin këpucë e gjëra tjera të cilat lihen para dyerve të hyrjes, raporton Gazeta Sinjali.

Tash e një kohë disa banorë të një ndërtese në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë, janë në hall nga dikush që ua vjedh këpucët.

Sinjali mëson se dy nga banorët janë ankuar në Polici, ku kanë deklaruar se një person që është i panjohur për ta, ua ka vjedhur dy palë këpucë që kapin vlerën e 400 eurove. Sipas tyre, i dyshuari është identifikuar përmes pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë.

I dyshuari që bënte kërdi në ndërtesë e që cak i tij ishin këpucët, ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap në flagrancë nga banorët me katër palë këpucë të vjedhura.


35-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Lexo edhe:  Dënohet mësimdhënësi gjilanas Kastriot Kurti, e kishte ngacmuar seksualisht nxënësen Medina Dauti