Vjehrri e raporton të zhdukur në polici renë e tij

Një person e ka raportuar të zhdukur në polici gruan e djalit të tij.

Ai ka thënë se viktima është larguar nga shtëpia me datën 3 shkurt dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur në Matiqan të Prishtinës.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Matiqan, Prishtinë 03.02.2023-16:20  Më 08.02.2023 ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja e djalit të tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore.

Lexo edhe:  Ish-polici shqiptar kapet duke kultivuar bimë kanabisi: Më detyroi gangsteri që e arrestova