Vodhi 3 vetura dhe i shiti tek personat tjerë – prangoset në flagrancë 31 vjeçari në Obiliq

Një rast që ka ndodhur në Obiliq është zbuluar mbrëmjen e 21 prillit, ku një i ri dyshohet se ka vjedhur disa vetura dhe i ka shitur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën “Hamdi Krasniqi”, pasi policia ka pranuar informatë për një vjedhje në zhvillim.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë hasur si ankuesin, ashtu edhe personin e dyshuar.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për Muhamet Konxheli, rreth 31-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vjedhur viktimës A. M., rreth 21-vjeçar tri vetura dhe më pas i ka shitur.

Gjatë intervistimit në prezencë të avokatit, i dyshuari ka pranuar se ka shitur dy prej veturave, ndërsa për të tretën hetimet janë në vazhdim.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e veturave të vjedhura.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim