Vjen më në fund bora, meteorologët paralajmërojnë motin për nesër

Për të premten parashikohet të ketë reshje bore gjatë orëve të para të 24-orëshit, lokalisht të dendura, ku priten edhe shtresa. Megjithatë, të paqëndrueshme.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, të cilat më shtuara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës, me mundësi për ndonjë reshje të izoluar bore, veçanërisht në orët e mëngjesit.

Krejtësisht vonë në mbrëmje, pak para mesnatës, pritet të arrijë një valë e re me të reshura bore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-47 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej -4 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C.

Lexo edhe:  Gjakovë: Gruaja e mori pensionin e burrit edhe pas vdekjes, arrestohet nga policia