62-vjeçari që vdiq në veturë në oborrin e QKUK-së ishte dërguar dje për kontroll, kishte probleme shëndetësore

Dje u raportua për një rast të rëndë që kishte ndodhur në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.

Muhamet Berisha, 62-vjeçar, i cili kishte probleme shëndetësore vdiq papritmas pasi ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rasti u raportua nga motra e tij, me ç’rast ekipi mjekësor doli në vendin e ngjarjes, ku u konstatua vdekja e tij, teksa për rastin është vënë në dijeni edhe Polici.

Motra e të ndjerit, e cila e dërgoi atë për kontroll u pikëllua jashtë mase kur e kuptoi se fatkeqësisht Muhameti ishte pa shenja jete.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, me ç’rast janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë për të marrë më shumë detaje, por të njëjtit s’janë përgjigjur.

Për vdekjen e Berishës kanë njoftuar edhe familja e tij, e cila bëri të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 15:00, në varrezat e fshatit Konushefc të Podujevës.

Lexo edhe:  KEK hap 90 vende të lira pune