Vjedhje në Lipjan, dy persona e vodhën kasafortën me dokumente brenda një zyre
Dy persona dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me dokumente brenda një zyre në Lipjan.
Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar viktima, teksa e gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë thyer zyrën e tij, dhe nga aty është vjedhur kasaforta me dokumente. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë