Vdes ish-mësimdhënësi mitrovicas i muzikës, Abit Hajra

Ka ndërruar jetë ish mësimdhënësi i njohur mitrovicas, Abit Hajra.

I ndjeri ka vdekur në Gjermani më 20 prill, kurse varrimi do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Broboniq.

Ai ka kontribuar në arsimin e Kosovës gjatë viteve 90-ta si mësimdhënës në shkollën “Fazli Grajçevci” në Shipol.

Njoftimi i plotë nga familja:

Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë, dashamirët dhe mbarë farefisin se i dashuri dhe i paharruari jonë Abit Hajra, i cili ndërroi jetë në Gjermani, do të varroset më 23 prill 2023 (e diel), në ora 13:00 (me drekë), në varrezat e fshatit Broboniq.

I ndjeri ka kontirbuar për arsimin dhe edukimin e brezave të rinjë gjatë viteve të 90-ta si mësimdhënës i muzikës në SHFMU “Fazli Grajçevci” Shipol – Mitrovicë.

Me dhimbje e pikëllim të thellë,

Familja Hajra

 

Lexo edhe:  Ndahen 5 mijë euro për familjen e Lulzim Fejzullahut, që u mbyt nga rrahja