Vjedhje e rëndë përball Hotel Garden në Prishtinë – vetura e raportuar si e vjedhur gjendet pas disa orësh
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar sot në orët e para të mëngjesit në lagjen Emshir të Prishtinës, ku viktima V.D. rreth 29-vjeçar ka lajmëruar Policinë se vetura e tij Opel Corsa me ngjyrë të zezë ishte zhdukur nga vendparkimi.
Sipas kallëzimit, ai e kishte parkuar mjetin rreth orës 00:10 në rrugën “Tahir Zajmi”, përballë “Hotel Garden”, ndërsa rreth orës 04:30 ka vërejtur se vetura nuk ndodhej më aty.
Policia ka njoftuar njësitë përkatëse dhe Prokurorin kujdestar, duke nisur hetimet për rastin. Megjithatë, vetëm pak orë më vonë, rreth orës 05:00, ankuesi është kthyer në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur veturën e tij në të njëjtin lokacion.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe mbetet nën hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.