Policia aksion në veri, kap 59 pajisje të Bitcoinit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka konfiskuar 59 makina për kriptovaluta në rrugën “Çeta e Minatorëve”, në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut pas pranimit të infromacioneve nga qytetarët.

Sot pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën Veriore dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave”, ka bërë të ditur Elshani.

Poashtu ai ka shtuar se nga ky aksion nuk ka të arrestuar.

Dogana e Kosovës i ka pranu duke marrë parasysh se kjo është kundërvajtje doganore.

Lexo edhe:  Nxirren minatorët e ngujuar në Trepçë për 15 orë, mësohet gjendja e tyre