Vit i ri, halle të vjetra – sekuestrohen qindra euro false në Skenderaj, të gjitha nga 2€

 

 

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedha që po ‘tmerron’ të gjithë është ajo 2 euroshe.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së djeshme nga një zyrtar i bankës ‘NLB’ në Skenderaj, i cili ka njoftuar se janë detektuar disa qindra euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Bëhet fjalë për një shumë rreth 500 euro, ku të gjitha prej tyre janë në monedhën metalike 2 euroshe

Lexo edhe:  Abdixhiku: 50 mijë të rinj largohen në vit nga Kosova