Ia vunë zjarrin trafos elektrike në fshat, policia arreston dy persona të dyshuar

Janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar në fshatin Gjonaj të Prizrenit për arsye se ditë më parë i kanë vënë zjarrin trafos elektrike dhe si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

 

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, transmeton IndeksOnline.

Rasti kishte ndodhur me 3 janar rreth orës 21 e 30 minuta ndërsa policia kishte nisur menjëherë hetimet./IndeksOnline/

Lexo edhe:  Policia ia gjen serbit mitralozin e ndryshkur në Golf