Viktima e aksidentit në Shipol të Mitrovicës është 26 vjeçar, u aksidentua me motorin e punës

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Shipol të Mitrovicës, raporton Jepi zë.

Aty janë ndeshur një veturë me një skuter, që shpërndan ushqim.

Policia ka konfirmuar për “Jepi zë” se i aksidentuari ka vdekur nga plagët e marra.

Zëdhënësi i Policisë, Ilmi Prekazi, ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Policia ka konfirmuar se viktima është 26 vjeçar.

Lexo edhe:  Si u zmbraps ushtria serbe tri herë në luftimet që zgjatën shtatë orë – rrëfen ish-ushtari i brigadës 114 në Drenicë