E rëndë: Vdes i riu që u aksidentua në Shipol të Mitrovicës, punonte “delivery”

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Shipol të Mitrovicës, raporton Jepi zë.

Aty janë ndeshur një veturë me një skuter, që shpërndan ushqim.

Policia ka konfirmuar për “Jepi zë” se i aksidentuari ka vdekur nga plagët e marra.

Zëdhënësi i Policisë, Ilmi Prekazi, ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Lexo edhe:  Demi: S’më ka ndodhur si këtë vit që lokalet të mos shërbejnë deri në iftar e taksitë të lëshojnë këngë fetare