Vidhet një shumë marramendëse e parave në Teqenë e Madhe në Gjakovë
Disa persona të panjohur dyshohen se kanë vjedhur rreth 200 mijë euro në Teqenë e Madhe në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezajt, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës duke thënë se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
“Sot në mëngjes ankuesi mashkull, kosovar ka raportuar në polici se persona të dyshuar të panjohur, kishin hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “Mazllum Lakuci” në Gjakovë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme) dhe disa stoli ari”, deklaroi ai.
Elezaj shtoi se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”