Emri i viktimës në aksidentin mes trenit e veturës në Klinë, është nga Peja

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Klinë ka përfunduar me fatalitet mesditën e sotme. Policia është informuar se në fshatin Videjё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është 34 vjeçari, Armend Bilalli nga Peja.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, i ndjeri u dërgua në QKMF në Klinë me shenja jete. Për shkak të gjendjes së rënduar nga goditja e trenit, viktima është nisur për në Pejë ku edhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

Lexo edhe:  E FUNDIT: Kryeministri Kurti pranon kërkesën e Amerikës, shtyhet për 48 orë gjobitja