Sherr në Spitalin e Vushtrrisë, infermieri sulmohet nga i riu që po kryente praktikë: A din kush jam unë

Pasditen e djeshme ka ndodhur një sherr në Spitalin e  Vushtrrisë, Sheikh Zayed, ku një infermier është sulmuar fizikisht derisa po kryente detyrën e tij. Përveç sulmit, viktima u përballë edhe me kërcënim nga një i ri, që synon të bëhet punëtor shëndetësor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se infermieri është rrahur me grushte nga një 23-vjeçar, i cili po kryente praktikë në këtë spital.

Për motive akoma të panjohura, i dyshuari B.A., kishte penguar viktimën teksa ishte duke punuar, përkundër që ky i fundit ia kishte tërhequr vërejtjen.

Për pasojë, viktima është sulmuar fizikisht me grushte dhe gjatë konfliktit verbal me të dyshuarin, ai i është drejtuar me fjalët “A e din ti kush jam unë”, thonë të njëjtat burime.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar intervistimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  Kaçanik: Kamarieri dënohet se i shërbeu një vajze alkool