Vidhen 55 mijë euro para të gatshme e 10 mijë euro ari nga shtëpia e familjes Hoxha në Ferizaj

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në shtëpinë e familjes Hoxha në Ferizaj, ku hajnat kanë vjedhur shumë të majme parash e gjësende në vlerë prej mijëra euro.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se pronari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se hajnat kanë vjedhur rreth hiç më pak se 55 mijë euro para të gatshme, e po ashtu edhe mijëra euro franga.

Përveç parave, hajnat kanë ‘avullua’ edhe stoli të arit, që kapin vlerën e rreth 10 mijë eurove.

Sipas deklaratës së tij, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e raportimit të rastit, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë, ku kanë demoluar shtëpinë dhe më pas kanë kryer vjedhjen.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Pamje nga aksidenti i rëndë në Prizren, vetura u bë llom