Vetura që i shkeli brutalisht dy kosovarë, ishte me targa të Zvicër

Pamjet e tmerrshme të një incidenti që ndodhi në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë, ku dy persona dyshohet se u goditën qëllimshëm nga një veturë, kanë aktivizuar Policinë. Hetimet tashmë kanë nisur dhe rasti është konfirmuar edhe nga Policia.

Sinjali mëson se i dyshuari akoma nuk është identifikuar, po sipas informacioneve të para, vetura e tij ka qenë me targa të shtetit zviceran.

Ndërsa dy viktimat që u goditën janë një 23-vjeçar dhe një 24-vjeçar.

Rasti fillimisht ishte raportuar si aksident trafiku, por me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur për dy persona të lënduar të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndëridhur me ngjarjen me autorizimin e prokurorit të shtetit, Policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

Aktualisht, Policia ka ngritur dyshimet për një veturë të dyshuar me targë të huaj, ndërkaq po vijon puna policore për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor”, tha Borovci.

Lexo edhe:  Me maskë dhe kapuç të zi, dalin pamjet e shpërthimit me eksploziv në një mobileri