Dy persona sulmojnë një autobus në Mitrovicën e Veriut

Një shofer i autobusit në Mitrovicën e Veriut ka raportuar se gjersa ishte duke vozitur, dy persona e kanë sulmuar autobusin.

Sipas shoferit, dy personat e dyshuar kanë folur në gjuhën serbe, kanë dalë nga një veturë dhe me një shkop druri i kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusit.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri

Lexo edhe:  E rëndë për familjen: Ky është i riu që vdiq pasi ra në kontakt me rrymën duke punuar në Prizren