Vetura me kamion aksidentohen mes vete në Skënderaj

Është shkaktuar në fshatin Çubrel të Skënderajt një aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni.

Aksidenti ka ndodhur të premtën rreth orës 16:00.

Si pasojë, lëndime ka pësuar pasagjeri i veturës, i cili është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicë.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut.

(foto ilustrim)

Lexo edhe:  Alarmante: Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë