Hoti i reagon Faton Pecit: Qenka nxehur Peci, mos u ngut, çka po bëni të hënën në Bruksel

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili e quajti Hotin “manipulant”, duke i përmendur ryshfete e vjedhjen e 1.4 milion eurove.

Këtyre deklaratave të ministrit Peci, Hoti iu ka kundërpërgjigjur duke thënë se ai është “i fortë në zanatin e sharjeve ndaj kundërshtarëve politik”.

“E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime” shkroi mes të tjerash Hoti.

Ai madje e pyeti Pecin se çfarë do të bëjë Qeveria të hënën, në takimin e dialogut në Bruksel.

Ky është statusi i plotë i Hotit:

Qenka nxehur z.Peci. I paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes. I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike. E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime.

Me këtë rast, dëshiroj të të pyes: Çfarë po bëni të hënën në Bruksel? A kalon apo nuk kalon…. ZAJEDNICA?!

Lexo edhe:  Rrahje në Spar Market te rruga B, 28-vjeçari rrah një person pas një zënke për të dashurën e tij