Burri i Albulena Haxhiut emërohet anëtar në KQZ

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka emëruar sot anëtarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi.

Krasniqi është emëruar pas propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur.

“Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t`i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, thuhet në njoftim.

Krasniqi është burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Lexo edhe:  Mes viktimave në Cetinë edhe dy fëmijë, sulmuesi u vra nga një bashkëqytetar