Vetura bie në lumin Drini i Bardhë në Pejë, humb jetën një person

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin Radac-Pejё, ku një veturë ka rënë në lumin Drini i Bardhë dhe për pasojë një person ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Në veturën me targa vendore, ndodheshin dy persona, të cilët u nxorën nga disa qytetarë, por fatkeqësisht njëri nuk arriti të mbijetojë.

Sipas Policisë, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa personi tjetër është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).

Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy (2) persona tё lënduar rёndё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.”

Lexo edhe:  Këto qytete, lagje dhe fshatra mbesin sot pa rrymë