“Vetëm për një ditë ndërruan jetë 17 persona” – Babai i Bleros tregon për vizitën e tij në Mekë

Bajram Muharremi, babai i këngëtarit Blerim Muharremi që njihet si Blero, këtë vit ka kryer haxhin, që është një nga pesë shtyllat e Islamit.

Ai, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin n’Frekuencë me Robin në ATV, ndau me shikuesit përjetimet e tij në vendin e shenjtë të Mekës si dhe qytetin e profetit Muhamed, Medinën.

Bajrami tregoi se gjatë qëndrimit të tij atje, nuk kishte kaluar ditë që nuk kishin falur ‘namaz të xhenazës’, që është lutja për të vdekurin sipas traditës islame.

“Ka pasur shumë raste, asnjë namaz që e kemi falë si në Mekë, si në Medine, nuk kem mujt me falë për pa falë edhe namaz të xhenazës. Një ditë në meke kanë qenë 17 vetë të vdekur. Jo që ka ndodh aksident a diçka, po në rrethinë që i sillshin aty në periferi, i pajshim ato veturat apo kamionat e veta të vogla, i sillshin aty edhe u flake namazi i xhenazes”, tregon Bajrami.

VIDEO

Ai tha se nuk e di saktë nëse të vdekurit kanë qenë haxhinj apo njerëz që i kanë sjellë nga rrethi.

“Nuk e di a kanë qenë vizitorë apo kanë qenë të rrethit, dua të jem shumë i sinqertë, nuk e di, por ne i kemi parë që i sillshin me ato kamionat e vogël me bateria edhe familja u shkojke, ne i kemi parë, por sigurisht kanë qenë edhe të rrethit, por ka pasur edhe haxhinj nga tjerat vise që kanë vdekë, por për fat të mirë, nga Kosova nuk ka vdekë asnjë haxhi, një ka vdekë në Medine, një përfaqësues i Shqipërisë, i cili ka qenë aty, ai ka vdekë dhe është varrosë aty”, tregon Bajram Muharremi

Lexo edhe:  Gjendet e vdekur një femër në Obiliq