Shoqërohet në Polici avokati Besnik Berisha

Avokati kosovar, Besnik Berisha, është shoqëruar në stacion policor mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Sinjali.

Berisha aktualisht është duke dhënë intervistë në Departamentin e Krimeve të Rënda, mirëpo nuk dihet ende arsyeja e shoqërimit të tij në Polici.

Krejt çka dihet deri më tani është se e gjithë kjo lidhet me punën e tij si avokat dhe në rastet në të cilat ai punon si avokat.

Ligjshmëria e veprimeve do të shqyrtohet nga Gjykata.

Lexo edhe:  Raportohet se kishte shpërthim në lagjen "Kroi i Vitakut" në Mitrovicë