Publikohet letra e dorëheqjes së Latifit: “Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje”

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, raporton Gazeta Sinjali.

Akoma nuk ka deklarim nga Qeveria, por tashmë është publikuar letra e ministrit.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Në letrën e tij, Latifi thotë se ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe.

Lexo edhe:  Mërgimtari drenicas vdes tragjikisht në vendin e punës