Vetaksident në Tomoc të Istogut: Një i lënduar, zjarrfikësit e nxjerrin nga vetura

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tomoc të Istogut, ku një veturë është përplasur dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi njoftoi se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Në orën 10:18 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Tumoc të Istogut. Një person është lënduar dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Për nxjerrjen e të lënduarit kanë intervenuar zjarrëfikësat”, tha Gashi.

Lexo edhe:  Porosia e Kurtit për policët nga kampi “Enver Zymberi” në Mitrovicë: Luftoni grupet kriminale