BIK shpërndau 4 mijë pako ushqimore, priten edhe të tjera gjatë Ramazanit

Me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Bahri Sejdiu, në një intervistë për “Mirëmëngjesi Kosovë” ka folur për benefitet e agjërimit.

“Agjërimi është pastrim edhe shpirtëror edhe fizik për njeriun, ashtu siç e cilësojnë edhe sociologët e mjekët, që me të vërtetë agjërimi lë gjurmë shumë të mirë te njeriu”, ka thënë ai.

Tutje Sejdiu ka deklaruar se Ramazani është muaj i solidaritetit dhe afërsisë.

“Koncentrimi i Bashkësisë Islame të Kosovës ka qenë shpërndarja e pakove ushqimore dhe ndihmave për jetimët dhe skamnorët. Më shumë se katër mijë janë shpërndarë vetëm në prag të muajit të Ramazanit, edhe mijëra të tjerë do të shpërndahen”, ka deklaruar Sejdiu. /RTK

 

Lexo edhe:  Ky është 19-vjeçari nga Klina i cili vdiq derisa po luante futboll