Vetaksident në Prishtinë – lëndohet shoferi vetura i bëhet ‘llom’

Një vet-aksident ka ndodhur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë.

I lënduar ka mbetur shoferi i veturës i cili ndodhej vetë në veturë i cili edhe ka pranuar tretman mjekësor.

Siç kanë njoftuar një dëshmitar okular, shoferi ka goditur murin e një shtëpie në këtë lagje.

Ndihma e shpejtë ka arritur gjysmë orë pas aksidentit.

Në vendin e ngjarjes ka qenë e pranishme edhe policia.

Më poshtë gjeni pamjet nga aksidenti

Lexo edhe:  Profesori nga Mitrovica, Ahmet Musa, fillon iniciativën për ndërtimin e një kishe katolike në Bajgorë