Publikohet fotoja e parë e Ibrahim Tatlises në spital

Është publikuar fotografia e parë e Ibrahim Tatlises pas aksidentit që ka pësuar sot.

Sipas TRT Haber, artisti ka kënduar gjersa ishte i shtrirë në spitalin ku po trajtohet.

Automjeti në të cilin ndodhej artisti Ibrahim Tatlises është përplasur me një kamion në Bodrum dhe më pas është përmbysur.

Menjëherë pas aksidentit, zjarri në automjet është shuar nga personat përreth, si dhe është shmangur një fatkeqësi e mundshme.

Veç artistit, janë plagosur edhe disa persona.

Lexo edhe:  Fushë Kosovë: 37-vjeçari gjen marihuanë në bodrumin e shtëpisë së tij, njofton Policinë