Vetaksident në Gjilan, vetura rrokulliset në rrugë – pamje nga vendngjarja

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Dobërqan të komunës së Gjilanit.

Siç ka siguruar Sinjali pamje nga ky vetaksident, shihet një veturë e tipit ‘Golf 2’ e cila ishte rrokullisur në rrugë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Valon Osmani.

Osmani tha se përpos dëmeve materiale, nuk ka pasur lëndime trupore dhe se hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Me datën 06.01.2024 një vetëaksident trafiku ia ndodhur rreth orës 06:45 ku një automjet në hyrje të fshatit Dobërqan është vetëaksidentuar. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore nuk ka pësuar askush. Hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të rastit”, u tha në njoftim.

Lexo edhe:  Qytetarët po ikin, Gara: Për tri ditë kaluan 32 mijë udhëtarë përmes Aeroportit