Vetaksident i rëndë te Lesna në Prishtinë, policia në vendin e ngjarjes

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Para pak minutash ka ndodhur një aksident te vendi i njohur si Lesna në Prishtinë.

Në këtë aksident është përfshirë një veturë, ku nga pamjet që ka siguruar Sinjali shihet se ka devijuar rrugën dhe ka goditur një shtyllë të dritave në kryeqytet.

Policia tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Lexo edhe:  Rashica: Ndjenjë e mirë të jesh kampion