Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot të ftohtë sidomos në mëngjes me mundësi për ngrica lokale.

Gjatë ditës rritje e temperaturave dhe priten intervale kohore me diell dhe vranësira lokale, ndërsa pasdite vonë mund të ketë reshje të pakta lokale shiu e bore në malet e larta. Temperaturat nga -1 minimalja deri në 16 gradë Celsius ajo maksimale. Shpresa është se do të ketë edhe erëra dhe dëmet nga ngricat mund të jenë minimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell dhe me reshje të pakta lokale. Gjatë natës dendësim i vranësirave dhe reshje shiu në viset e ulëta e bore në zonat kodrinore-malore.

Të dielën na pret mot i vranët dhe me reshje shiu në gati të gjitha viset tona. Pasdite reshjet pushojnë gradualisht. Në viset malore reshje bore. Reshje më intensive bore do të ketë në veriun e Malit të Zi, por edhe në veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut (normalisht në zonat kodrinore-malore). Edhe në bjeshkët e Kosovës priten reshje të reja bore.

Mëngjesi i së hënës rrezikon përsëri me kthjellim dhe ngrica të dobëta. Gjatë ditës përmirësim afatshkurtër i motit.

Të martën reshje të reja shiu./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Zbardhen detaje të reja: Mitrovicasja u vra nga burri në parkigun e një shitore , la 3 fëmijë pas vetes