Vendosen kamera në “Lagjen e Boshnjakëve”

Ndonëse mbrëmja e së premtes u mbyll me një shpërthim në Mitrovicën e Veriut, të shtunën e 10 dhjetorit, situata në Veri të Mitrovicës është e qetë.

Ekipi i RTV Dukagjinit i cili po raporton direkt nga Veriu i Mitrovicës ka siguruar pamje të vendosjes së kamerave nëpër lagjet atje

Kamera janë duke u vendosur në rrugët e “Lagjes së Boshnjakëve”.

Ekipi i RTV Dukagjinit tash e disa ditë po raporton direkt nga Veriu i Mitrovicës.

Të njëjtit kanë siguruar pamje të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të pauniformuar, duke vendosur kamera.

VIDEO

 

 

Lexo edhe:  5 persona të lënduar rëndë në aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”