Vëllai rrah motrën, ajo e raporton në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë në Fushë – Kosovë është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.

Bëhet e ditur se raportimin në Polici e kishte bërë vajza e cila më pas edhe kishte pranuar tretman mjekësor.

Derisa i dyshuari gjendet në arrati.

Policia po e heton rastin, shkruan teve1.info.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se vëllai  i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Kthehet në shtëpi i dehur e rrah gruan dhe përleshet me djalin, babë e bir përfundojnë në ndalim policor