Lajm i hidhur për gazetarin e njohur drenicas, Arsim Lani, i vdes prindi

Gazetari i njohur nga Llausha e Skënderajt, Arsim Lani, ka marrë lajmin e hidhur.

Ai ka njoftuar se nëna e tij ka ndëruar jetë pas një sëmundje të shkurtër, shkruan Jepi zë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari përmes një postimi në rrjtet sociale.

Postimi i plotë:

NJOFTIM

Familjarë, shokë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sot pas një sëmundje të shkurtër, ndërroi jetë NANA jem.

Nana pati një vdekje që ajo e dëshironte; e rrethuar me dashuri nga tetë fëmijët e saj dhe me një sëmundje që zgjati vetem 6 ditë.

Varrimi i nanës tem, njeriut më të bekumë në botë, bëhet sot (e shtunë) në varrezat e lagjes Lani në Llaushë, në orën 16:00.

Lexo edhe:  Vdes aktorja e njohur kosovare