Vëllai e raporton në Polici ish të dashurin e motrës sepse po e pengonte në procesin e fejesës
Një person në Rahovec është ankuar në Polici se ish i dashuri i motrës së tij po e kanos vazhdimisht këtë të fundit.
Ai ka thënë se ish i dashuri po e pengon edhe procesin e fejesës së motrës së tij.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij, është duke e kanosur në vazhdimësi dhe është duke e penguar në procesin e fejesës së motrës së tij”, thuhet në raportin e PK-së.