LAJMI I FUNDIT: Zhduket një femër në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Matiqan, Prishtinë është raportuar për një person të zhdukur.

Vjehrri ishte ai që ka njoftuar policinë se bashkëshortja e djalit të tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Më 08.02.2023 ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja e djalit të tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së,

Lexo edhe:  Prekëse: Para se ta lëshojnë Kosovën, dy nxënëset përshëndeten me shokët e shoqet e klasës