“Duje”, në ditën e fëmijëve hapet qendra rekreative për personat me Sindrom Down e Autizëm

Sot më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve është përuruar Qendra Rekreative “Duje” në Suharekë, e cila është ndërtuar për t’iu shërbyer personave me Sindromen Down dhe Autizëm.

Ky projekt është financuar nga Fondacioni “Valon Vataj”. Aty u tha se ndërtimi i kësaj qendre, ka për synim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta dhe mundësive për integrimin e tyre në shoqëri.

Valon Vataj, drejtor i Fondacionit “Valon Vataj”, tha se ndihet i plotësuar shpirtërisht me ndërtimin e këtij objekti.

Lexo edhe:  Njohësi i Integrimeve Evropiane: Franca ka zero mundësi në mënyrë unilaterale të pezullojë vizat