Vdesin të paktën 14 pelegrinë të Haxhit si pasojë e të nxehtit

Të paktën 14 shtetas të Jordanisë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, për shkak të nxehtësisë së madhe, kanë thënë zyrtarët.

Ministria e Jashtme e Jordanisë ka thënë se 14 shtetas të saj kanë vdekur për shkak të valës së të nxehtit, dhe 17 të tjerë janë zhdukur.

Kryqi i Kuq iranian ka konfirmuar, po ashtu, që pesë pelegrinë iranianë kanë vdekur, por pa përmendur arsyet.

Zyrtarë të Jordanisë kanë thënë se janë duke vazhduar kërkimet për të zhdukurit.

Haxhi është një prej tubimeve më masive në gjithë botën.

Më shumë se 1.8 milion pelegrinë janë duke marrë pjesë në ceremoninë e këtij viti, sipas autoriteteve saudite.

Në të kaluarën është raportuar për katastrofa vdekjeprurëse, përfshirë stampedot dhe zjarret nëpër tenda, por këtë vit sfidë kryesore ka qenë i nxehti.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur për familjen mitrovicase Xhaka, ju vdes familjari i tyre Mustafë Xhaka