Vdes Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerkin Krasniqi

Ka vdekur Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerkin Krasniqi.

Për vdekjen e tij ka njoftuar Faton Klinaku në Facebook, shkruan Jepi zë.

Postimi:

Me pikëllim morëm lajmin se ka ndërruar jetë Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shumë vite kryetar i OVL UÇK-së dega në Sharr, Qerkin Krasniqi.

Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i shprehim ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, 12.12.2023, ora 14:00, në fshatin Buqe të komunës së Sharrit (Dragashit).

Lexo edhe:  26 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari