Mushkolaj: Gratë kanë të drejtë të bëhen nëna pa pasur nevojë për burrë

Tema e ligjit për shëndetin riprodhues ka shkaktuar përplasje në Debat Plus, ndërmjet deputetit të LVV-së, Eman Rrahmani i cili e kundërshton atë dhe analistit Imer Mushkolaj, që është pro atij ligji.

Mushkolaj tha se me votën kundër këtij ligji, shkelën të drejtat e njeriut, derisa e akuzoi deputetin Rrahmani se po vepron kundër një të drejte bazike për gratë.

Sipas Mushkolajt është e drejtë e grave që të bëhen nëna pa pasur nevojë të kenë burrë dhe se një gjë e tillë duhet t’u mundësohet atyre patjetër.

Qasjen kundër të deputetit Rrahmani, Mushkolaj e cilësoi si qasje kundër grave.

“Këto që po i thotë janë të sforcime, këto incesti, mund të ndodhin raste incesti, këto bëhen sa më shumë për t’ia futur shoqërisë në kokë, se shikojeni çfarë ligji çfarë “gogoli” po vjen. Ky ligj është në të mirë të grave, që duan me pas fëmijë por jo burrë, ju me qasje të tillë po dëshironi me ia marrë këtë të drejtë grave”.

“Ju nuk keni rregullator se kush me pas fëmijë në çfarëdo mënyre e kush jo. Kjo qasje juaj është tërësisht kundër grave në përgjithësi. Nëse vajza i ka mbi 18 vjet e ka të drejtën e botës për me vepru ashtu si do. Ju nuk mundeni me votë me ia ndalu këtë të drejtë, s’keni me mujt, kemi me qenë dëshmitarë”, ka thënë ai.

Mushkolaj theksoi se shërbimet e njëjta jepen në institucione shëndetësore private dhe se nuk ka arsye të mos mundësohet edhe në institucione shëndetësore publike.

Tutje ai i tha deputetit Rrahmanit, se ai bashkë me një grup tjetër të deputetëve e kanë shfrytëzuar VV-në për t’u bërë deputetë.

Lexo edhe:  Burri në Drenas rrah gruan dhe djalin, ata kërkojnë ndihmën e Policisë

“E kuptoj qasjen tuaj, që keni qëndrime konservatore, për këtë ligj e për kodin civil, por është dashtë me pas parasysh, kur keni hy në politikë, ose kur keni hy në LVV, ku jeni ka hyni? Keni mundur të hyni të fjala të Partia e Drejtësisë, aty keni pasur hapësirë, por jeni hy në LVV, e LVV-ja nuk është kjo, është diçka tjetër. Pavarësisht se në zgjedhjet e fundit e ka hapë thesin…”, tha ai.