Vdes tragjikisht në moshë të re gardiani kosovar

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar vdekjen e gardianit nga Llapi, Granit Sherifi.

Nëpërmjet një telegrami ngushëllimi, SHKK-ja ngushëlloi familjarët dhe të gjithë ata që e njohën Granitin, duke pohuar se ai ishte një koleg, mik dhe njeri me shpirt të madh.

“Lajmi i hidhur për humbjen e tij na ka thyer zemrat të gjithëve. Për ne, ai nuk ishte thjesht një koleg, por një mik dhe një njeri me shpirt të madh… Sherifi ishte një model përkushtimi dhe integriteti, i cili la gjurmë të pashlyeshme në mesin tonë” thuhet në telegramin e SHKK-së.

Ky është njoftimi i plotë i SHKK-së:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut tonë të çmuar, Granit Sherifi.

Lajmi i hidhur për humbjen e tij na ka thyer zemrat të gjithëve. Për ne, ai nuk ishte thjesht një koleg, por një mikë dhe një njeri me shpirt të madh.

Në emër të të gjithë kolektivit të Shërbimit Korrektues të Kosovës shprehim ngushëllimet tona më të sinqertë familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Sherifi ishte një model përkushtimi dhe integriteti, i cili la gjurmë të pashlyeshme në mesin tonë.

Humbja e tij lë një zbrazëti të madhe jo vetëm në familjen tuaj, por edhe në institucionin tonë.

Lexo edhe:  U tha që nuk ka turistë në Shqipëri, Edi Rama publikon video që dëshmon të kundërtën